presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani ka kujtuar avokatin Shaban Manaj në 21 vjetorin e vrasjes

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar avokatin Shaban Manaj në 21 vjetorin e vrasjes.

Presidentja Osmani ka thënë se ai qe intelektual, i cili tërë jetën ia kushtoi çështjes kombëtare dhe mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të njeriut.
 
“Bashkudhëtar e bashkëmendimtar i presidentit historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugovës, Manaj luftoi për kauzën e lirisë, e cila u shndërrua në udhërrëfyese të jetës së tij. Ai nuk u dorëzua asnjëherë para vështirësive dhe nuk hoqi dorë nga ideali i tij për ta parë vendin të lirë. Për kontributin e dhënë për Kosovën është dekoruar me urdhrin “Hero i Kosovës”, ka thënë Presidentja Osmani.
 
Në vijim gjeni të plotë postimin e Presidentes Osmani:
 
21 vjet më parë, pasi u rrëmbye, u vra mizorisht njëri ndër veprimtarët më të shquar të Kosovës për liri e pavarësi, avokati i njohur, Shaban Manaj. Ai qe intelektual, i cili tërë jetën ia kushtoi çështjes kombëtare dhe mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të njeriut.
Bashkudhëtar e bashkëmendimtar i presidentit historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugovës, Manaj luftoi për kauzën e lirisë, e cila u shndërrua në udhërrëfyese të jetës së tij. Ai nuk u dorëzua asnjëherë para vështirësive dhe nuk hoqi dorë nga ideali i tij për ta parë vendin të lirë. Për kontributin e dhënë për Kosovën është dekoruar me urdhrin “Hero i Kosovës”.
Populli i Kosovës do ta përkujtojë përherë shëmbëlltyrën e Shabanit dhe sakrificën e tij për atdheun, ndërkaq përpjekjet tona për drejtësi nuk do të ndalen kurrë. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.