Presidentja Osmani ka bashkëbiseduar me Kryeministrin e Belgjikës, Alexander De Croo
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në kuadër të samitit të dytë të liderëve të Komunitetit Politik Evropian (EPC), ka bashkëbiseduar me Kryeministrin e Belgjikës, Alexander De Croo.
Postimi i plotë i Presidentes Osmani:
Kënaqësi ta shohë Kryeministrin e Belgjikës, Alexander De Croo, në samitin e dytë të liderëve të Komunitetit Politik Evropian (EPC) dhe të bisedojmë rreth zhvillimeve të fundit.
Theksova rëndësinë e bashkëpunimit tonë të ngushtë për avancimin e rrugës së Kosovës drejt BE-së dhe e falënderova për lidershipin e tij në thellimin e marrëdhënieve tona bilaterale.