presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani ia dorëzoi Medaljen Presidenciale të Meritave ish-ministrit të Jashtëm të Republikës Çeke, z. Karel Schwarzenberg

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, gjatë qëndrimit të saj në Çeki, i ka dorëzuar sot Medaljen Presidenciale të Meritave, ish-ministrit të Jashtëm të Republikës Çeke, z. Karel Schwarzenberg.

Presidentja Osmani ka thënë se me popullin çek na lidhë simbolika e lirisë, të cilën si rrallëherë në histori, e kultivuan presidentët Ibrahim Rugova dhe Václav Havel. 

“Në ditët më të vështira të historisë sonë, kur regjimi gjenocidal serb kryente masakra ndaj popullit të Kosovës, Haveli me shpirt prej humanisti, e tha troç: Edhe unë jam shqiptar!”, ka thënë Presidentja Osmani. 

Në vijim gjeni të plotë postimin e Presidentes Osmani:

Me popullin çek na lidhë simbolika e lirisë, të cilën si rrallëherë në histori, e kultivuan presidentët Ibrahim Rugova dhe Václav Havel. Në ditët më të vështira të historisë sonë, kur regjimi gjenocidal serb kryente masakra ndaj popullit të Kosovës, Haveli me shpirt prej humanisti, e tha troç: Edhe unë jam shqiptar! 

Prandaj, në fillim të vizitës sime në Pragë, nderova kujtimin për politikanin, prijësin, humanistin dhe simbolin e lirisë, Václav Havel. Liderët si Haveli meritojnë kujtimin e përhershëm, sepse nuk i takojnë vetëm një kombi! 

Kosova në Çeki kishte e ka edhe shumë miq të tjerë. Nuk do të harrojmë asnjëherë kontributin e ish-ministrit të Jashtëm të Republikës Çeke, z. Karel Schwarzenberg që nga vitet e tetëdhjeta kur ngriti zërin ndaj shkeljeve të të drejtave të njeriut në Kosovë e deri tek angazhimi i pashoq i tij për njohjen e Kosovës nga Çekia. 

Prandaj, i dorëzova këtij miku të madh të Kosovës Medaljen Presidenciale të Meritave, si shenjë falenderimi nga populli i Kosovës për mbështetjen e pa kursyer që na dha për lirinë e pavarësinë tonë.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.