DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani: Gjurmët e krimit nuk humben, viktimat e Krushës së Vogël, simbol i lirisë sonë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani me rastin e rivarrosjes së mbetjeve mortore të 7 të vrarëve në Masakrën e Krushës së Vogël, 23-vjet më parë ka theksuar se gjurmët e krimit nuk humben dhe se rivarrimi i sotëm e dëshmon këtë.

“Zbardhja e fatit të këtyre personave është lehtësim për familjet dhe për ne të gjithë, sepse paqja do të ketë kuptim kur do të dihet fati i secili nga afro 1600 të zhdukurit me dhunë”, ka theksuar Presidentja Osmani. 

Sipas Presidentes Osmani, viktimat e varrosura sot janë dëshmi e barbarisë së pushtetit gjenocidal të Serbisë, synim i të cilit ishte shfarosja e shqiptarëve.

“Secili nga viktimat e Krushës së Vogël, por edhe kudo në Kosovë janë simbole të lirisë sonë, janë kujtesa jonë kolektive për rrugën deri te liria dhe shtetndërtimi”, ka theksuar Presidentja Osmani.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.