Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me Presidentin e Kenias, William Ruto, gjatë ceremonisë mortore të Papë Fraçeskut.
“Gjithmonë kënaqësi të takohem me mikun e madh të Kosovës, Presidentin William Ruto, dhe të bashkëbisedojmë për hapat e radhës drejt forcimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Kenias dhe afrimit edhe më shumë të popujve tanë”, ka shkruar Presidentja Osmani.
