Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës së saj në Japoni, është takuar me Kryetarin e Parlamentit (Dhomës së Përfaqësuesve) të Japonisë, z. Fukushiro Nukaga.
Presidentja Osmani ka shkruar:
Gjatë takimit me Kryetarin e Parlamentit të Japonisë, z. Fukushiro Nukaga, riafirmuam përkushtimin tonë të palëkundur për thellimin e partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Japonisë, në dobi të qytetarëve tanë dhe në shërbim të vlerave të përbashkëta.
Mbështetja e Japonisë për popullin e Kosovës ka qenë thelbësore gjatë të gjitha fazave të shtetndërtimit, dhe synojmë që këtë partneritet ta ngremë në nivele edhe më të larta. 🇽🇰 🇯🇵


