Presidentja Osmani ka njoftuar Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Josep Borrell Fontelles, se ka zgjatur mandatin teknik të Misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) për dy vite. Në përgjigjen e tij, z. Borrell ka konfirmuar vazhdimin e misionit të EULEX-it në Kosovë dhe ka falënderuar institucionet e Kosovës për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm me misionin e EULEX-it.
Misioni i EULEX-it në Kosovë do të vazhdojë me mandatin teknik, pa pasur fuqi ekzekutive, dhe do të bazohet në letërkëmbimet e vitit 2021 dhe 2022. Veprimtaria e misionit do të përqendrohet në monitorim, mentorim dhe këshillëdhënie.