presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani dekreton znj. Irfete Spahiu me gradën gjeneralmajore dhe e emëron inspektore gjenerale në FSK

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në një ceremoni të organizuar në Presidencë, bazuar në kompetencat saj kushtetuese e ligjore, ka graduar gjeneral brigade Irfete Spahiu me gradën gjeneralmajore në FSK.

Me një dekret tjetër të Presidentes Osmani, znj.Spahiu poashtu është emëruar Inspektore Gjenerale e FSK-së.

Presidentja Osmani ka përgëzuar gjeneralmajoren Spahiu, duke i dëshiruar suksese të mëtejme në ngritjen  profesionale të FSK-së. Sipas Presidentes Osmani, është hera e parë në historinë e shtetit të Kosovës dhe ushtrisë sonë  që në hierarkinë e saj ta ketë gjeneralmajore një grua. Emërimi i znj.Spahiu edhe në pozitën e Inspektores Gjenerale të FSK-së, sipas Presidentes Osmani është një garancë për vazhdimin e mirëfunksionimit dhe zbatimit të standardeve profesionale të Forcës.

“FSK-ja po profesionalizohet çdo ditë e më tepër. Përfshirja sa më e madhe e grave në strukturën drejtuese të FSK-së e bën atë më të fortë, më të besueshme dhe më profesionale. Gjeneralmajore Spahiu është një ndër shtyllat e FSK-së, ndaj duhet bërë edhe më shumë që sa më shumë gra të përfshihen në përbërjen dhe udhëheqjen e FSK-së”, ka theksuar Presidentja Osmani. 
 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.