Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në 26 vjetorin e Betejës së Koshares, ka thënë se Kosharja ishte një akt i pastër besimi se për liri, populli i Kosovës është i gatshëm të paguaj çdo çmim.
Postimi i plotë i Presidentes Osmani:
Beteja e Koshares, flakadani që nuk shuhet kurrë!
Aty ku regjimi gjenocidal i Serbisë kishte ngritur murin ndarës me Shqipërinë, vajza e djem të UÇK-së, ngritën një ideal e mbollën guxim e frymëzim për breza të tërë.
Aty ku dukej e pamundura, ata sollën fitoren.
Kosharja ishte një akt i pastër besimi se për liri, populli i Kosovës është i gatshëm të paguaj çdo çmim.
Lavdi përjetë dëshmorëve të lirisë!



