DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani bëri homazhe në kompleksin memorial në Prekaz dhe vizitoi kullën e Jasharajve te Baca Rifat

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë homazhe në kompleksin memorial në Prekaz dhe ka vizituar kullën e Jasharajve te Baca Rifat, në 27 vjetorin e Epopesë së UÇK-së.

Presidentja Osmani ka shkruar:

Sot si çdoherë, në homazhe në kompleksin memorial në Prekaz dhe në vizitë në kullën e Jasharajve te Baca Rifat!

Nga plumbi i parë e deri te qëndresa heroike e marsit 1998, komandanti legjendar Adem Jashari dhe familja Jashari nuk u thyen, nuk u zmbrapsën, por përqafuan pavdekësinë. Ata edhe sot mbeten dritë udhërrëfyese për rrugën tonë përpara.

Në kohët më të errëta, ata ndezën dritën e shpresës. Në sfidat më të mëdha, ata gjetën forcën për të ecur përpara. Në momentet kur liria dhe e ardhmja e Kosovës u vunë në pikëpyetje, ata u bënë përgjigjja, u bënë mburoja dhe zemra e këtij vendi.

Lavdi Familjes Jashari!

Lavdi të gjithë heronjve të UÇK-së!

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.