Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Ndihmës Administratoren e USAID-it, ambasadoren Erin E. McKee.
Në vijim gjeni të plotë postimin e Presidentes Osmani:
Në Kosovë, kur flitet për USAID, mendohet për zhvillim. Gjatë takimit me Ndihmës Administratoren e USAID-it, Erin McKee, shpreha mirënjohjen tonë të thellë për mbështetjen e USAID-it në Kosovë—një shembull i përkushtimit të palëkundur të Shteteve të Bashkuara për ta ndihmuar vendin tonë drejt arritjes së sukseseve të reja.