DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja: Në Ditën Ndërkombëtare të Boshnjakëve, i kam falënderuar anëtarët e komunitetit boshnjak të Kosovës për kontributin e tyre në lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin tonë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se sot, në Ditën Ndërkombëtare të Boshnjakëve, i kam falënderuar anëtarët e komunitetit boshnjak të Kosovës për kontributin e tyre në lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin tonë.

“Ne ndajmë histori të përbashkët, plot dhimbje e vuajtje, por edhe ndjenjë krenarie, pasi i mbijetuam gjenocidit serb ndaj nesh me përkushtim e guxim”, ka theksuar Presidentja Osmani.

Tutje Presidentja Osmani ka thënë se “Si shprehje e mirënjohjes sonë për angazhimin historik të boshnjakëve, sot kam dekoruar katër personalitete të shquara boshnjake për kontributin për liri si dhe për gjurmë të pashlyeshme në art, kulturë, shkencë e humanizëm”.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.