...

Presidentja: Mirënjohje e përhershme për gra e burra të NATO-s, të cilët qëndruan në anën e drejtë të historisë

Në përvjetorin e fillimit të ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, kujtojmë një nga momentet më përcaktuese të historisë sonë moderne.

Më 24 mars 1999, përballë një tragjedie njerëzore nga veprimi gjenocidal i Serbisë, aleanca ushtarake më e fuqishme e botës demokratike ndërmori veprime vendimtare për të ndalur mizorinë e regjimit kriminal. Ky ishte një akt që i dha fund një epoke të errët dhe hapi rrugën drejt lirisë dhe paqes.

“NATO air, just do it” mbetet simbol i thirrjes për veprim në mbrojtje të vlerave universale, një thirrje që u dëgjua dhe u përkthye në vendim dhe përgjegjësi historike.

Mirënjohje e përhershme për gra e burra të NATO-s, të cilët qëndruan në anën e drejtë të historisë.

Kjo ditë na rikujton se liria dhe paqja kërkojnë përkushtim të vazhdueshëm dhe se, në momentet vendimtare, veprimi është ai që e përcakton historinë.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.