Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë pjesë mbrëmë në Ballon e Marinsave amerikanë, një traditë tashmë e vendosur prej 249 vjetësh.
“Mbrëmë në Ballon e Marinsave amerikanë, një traditë tashmë e vendosur prej 249 vjetësh, me të cilën U.S. Marine feston ditën e themelimit dhe përkujton të gjithë ata që dhanë jetën e sakrifikuan për liri e paqe kudo në botë”, ka shkruar Presidentja Osmani.