DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja: Mbajta e Lojërave Mesdhetare 2030 në Kosovë, triumf i jashtëzakonshëm i sportit kosovar

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e ka quajtur triumf të jashtëzakonshëm të sportit kosovar, pasi që Kosova ka fituar të drejtën për t’i organizuar Lojërat Mesdhetare 2030.

Postimi i plotë i Presidentes Osmani:

Triumf i jashtëzakonshëm i sportit kosovar!

Kosova do të organizojë Lojërat Mesdhetare 2030 duke i hapur dyert për 26 shtete nga tri kontinente dhe afër 5 mijë sportistë.

Përgëzime për Komitetin Olimpik të Kosovës dhe të gjitha institucionet e Kosovës të angazhuara në këtë arritje të madhe.

Pa dyshim se Lojërat Mesdhetare do të jenë frymëzim për shumë të rinj e të reja, si dhe për sportistët kosovarë që të prekin majat e suksesit!

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.