Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë pjesë në Samitin për Inteligjencën Artificiale, përkrah Presidentit Macron, Zëvendëspresidentit të Shteteve të Bashkuara, JD Vance, Kryeministrit të Indisë, Narendra Modi, si dhe liderëve të tjerë botërorë.
Presidentja Osmani ka shkruar:
Kosova në hartën globale të diskutimeve për inteligjencën artificiale.
Liderë nga mbarë bota dhe profesionistë të fushës u mblodhën në Paris për të diskutuar zgjidhje që do të transformojnë botën, duke e vënë teknologjinë në shërbim të njerëzimit.
Teknologjia po i prinë një revolucioni të paparë global dhe Kosova duhet të jetë e gatshme të jetë pjesë e këtij transformimi!