...

Presidentja: Kosova jonë është më e fortë pikërisht falë kësaj fryme bashkëjetese, mikpritjeje dhe solidariteti, që na ka mbajtur të lidhur ndër breza

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani mbrëmë është pritur në familjen e Vjekoslav Tošić nga komuniteti kroat si dhe në familjen e Anton Gashit, të dyja familjet në Janjevë, për t`ua përcjellë urimet më të sinqerta dhe frymën përbashkuese të festës së Krishtlindjes.

Presidentja Osmani ka shkruar:

Në festat e fundvitit, kur vlerat njerëzore marrin kuptim më të thellë dhe shtëpitë mbushen me ngrohtësi, mbrëmë patëm nderin të jemi mysafir në familjen e Vjekoslav Tošić nga komuniteti kroat si dhe në familjen e Anton Gashit, të dyja familjet në Janjevë, për t`ua përcjellë urimet më të sinqerta dhe frymën përbashkuese të festës së Krishtlindjes.

Festat gjithnjë na kujtojnë se paqja, dashuria dhe shpresa janë vlera që jetojnë në familjet tona dhe në traditën tonë të përbashkët për kremtimin e festave, siç i kemi ndarë gjithmonë, së bashku, me respekt e mirëkuptim.
Kosova jonë është më e fortë pikërisht falë kësaj fryme bashkëjetese, mikpritjeje dhe solidariteti, që na ka mbajtur të lidhur ndër breza.

Falënderim i sinqertë për mikpritjen e ngrohtë në të dy familjet!

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.