Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka marrë pjesë në samitin e liderëve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, ka thënë se Kosova i ka plotësuar kërkesat e Bashkimit Evropian.
“Kosova i ka plotësuar kërkesat e Bashkimit Evropian.Është koha të shohim hapa konkret nga BE: të hiqen masat dhe të jepet statusi i vendit kandidat për Kosovën. Jemi më të vendosur se kurrë drejt të ardhmes sonë evropiane”, ka shkruar Presidentja Osmani.