Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se Kosova është zë i rinisë, qëndresës, inovacionit, kulturës dhe vlerave që nuk zbehen me kohë, duke shtuar më tej se ky zë u dëgjua sot në zemër të Japonisë.
Presidentja Osmani ka shkruar:
Kosova është zë i rinisë, qëndresës, inovacionit, kulturës dhe vlerave që nuk zbehen me kohë. Ky zë u dëgjua sot në zemër të Japonisë!
Së bashku me një delegacion biznesor nga Kosova, si dhe me përfaqësuesit e Filharmonisë së Kosovës, e sollëm para botës jo vetëm identitetin tonë kulturor dhe ekonomik, por edhe vizionin tonë strategjik për zhvillim të qëndrueshëm, bashkëpunim ndërkombëtar dhe forcim të partneriteteve me shtetet mike.


































