...

Presidentja: Kosova është gati për hapa të mëdhenj drejt BE-së. Është koha që edhe BE-ja të tregojë vendosmëri

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim Presidentin e Këshillit Evropian, António Costa.

Presidentja Osmani ka shkruar:

Kosova është gati për hapa të mëdhenj drejt BE-së. Është koha që edhe BE-ja të tregojë vendosmëri.

Sot pata kënaqësinë ta mirëpres për herë të parë në Kosovë Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa.

Me mikun e vendit tonë diskutuam për rrugën evropiane të Kosovës, për domosdoshmërinë që BE t`i heqë masat e padrejta ndaj vendit tonë, dhe për nevojën që aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE të trajtohet sa më parë.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.