DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja: Jusuf e Bardhosh Gërvalla, bashkë me Kadri Zekën, ndoqën rrugën e së vërtetës, nderit dhe lirisë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca dhe zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, kanë bërë homazhe te varret e Jusuf dhe Bardhosh Gërvallës, në Dubovik.

Më pas, Presidentja Osmani dhe kryetari Konjufca kanë vendosur kurorë lulesh te busti i Kadri Zekës, në Prishtinë.

Në vijim gjeni të plotë përkujtimin e Presidentes Osmani:

Në guximin e tyre e gjejmë frymëzimin, në sakrificën e tyre, heroizmin!

Në 42-vjetorin e vrasjes, sot nderojmë tri personalitete të guximshme, të cilat ishin cak i një atentati politik. Me veprën e tyre ata u përjetësuan në heronj.

Jusuf e Bardhosh Gërvalla, bashkë me Kadri Zekën, ndoqën rrugën e së vërtetës, nderit dhe lirisë!

Të tre kolosët punuan me nder, ndaj sot e përherë do të jenë të nderuar nga ne dhe brezat që do të vijnë.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për Jusufin, Bardhoshin e Kadriun!

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.