DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Përkujtimi i Presidentes për deputetin Smajl Hajdaraj

22 vjet më parë u vra deputeti i Kuvendit të Kosovës, Smajl Hajdaraj.

Smajli ishte aktivist shumëvjeçar për lirinë e Kosovës dhe më pas luftëtar për lirinë e saj, si komandant i UÇK-së për rajonin e Rugovës.

Me veprimin e tij të pashkëputur atdhetar ai dha shembullin e njeriut të përkushtuar ndaj vendit të tij.

Kujtimi për patriotin dhe luftëtarin e pathyeshëm do të mbetet i përjetshëm, sikundër që thirrja jonë drejtuar organeve të drejtësisë për t’i sjellë autorët e krimit para drejtësisë do të jetë e vazhdueshme.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.