DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga votoi sot në qendrën e votimit në sallën “1 Tetori” në Prishtinë

Në ditën e zgjedhjeve të përgjitshme në vendin tonë, Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga votoi paradite në qendrën e votimit në sallën “1 Tetori” në Prishtinë.

Në një deklaratë dhënë me këtë rast, Presidentja Jahjaga tha:Sot e kreva obligimin tim qytetar dhe ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, në çdo cep të shtetit tonë, që të marrin pjesë në zgjedhje dhe të shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese dhe ligjore. Vetëm kështu ata do t’i ndihmojnë vendit dhe do të përcaktojnë të ardhmen e shtetit të tyre.Këto zgjedhje dëshmojnë demokratizimin dhe përcaktojnë edhe shkallën e pjekurisë së shtetit dhe shoqërisë sonë gjithëpërfshirëse.Dita e sotme është një provë e zhvillimit të gjithmbarshëm të shtetit tonë. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.