presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Atifete Jahjaga priti shefin e EULEX-it, Bernd Borchardt

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim shefin e misionit të BE-së për sundimin e ligjit, EULEX, zotëri Bernd Borchardt, me të cilin bisedoi për mbarëvajtjen e procesit të zgjedhjeve të parakohshme të përgjithshme në vend, të zhvilluar më 8 qershor.

Presidentja Jahjaga vlerësoi punën dhe angazhimin e misionit të EULEX-it gjatë procesit të zgjedhjeve dhe posaçërisht bashkëpunimin e misionit me institucionet e tjera të vendit përgjegjëse për mbarëvajtjen e gjithë procesit të zgjedhjeve. Ajo tha se zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme në vend kanë qenë të qeta, transparente, gjithëpërfshirëse dhe të lira dhe kanë dëshmuar pjekurinë politike të shoqërisë në Kosovë. Presidentja Jahjaga theksoi se të gjitha institucionet përgjegjëse për organizimin, mbarëvajtjen dhe sigurinë e procesit të zgjedhjeve, përfshirë edhe misionet ndërkombëtare që e kanë ndihmuar atë, kanë treguar gatishmërinë dhe profesionalizmin e tyre gjatë gjithë procesit.Shefi i misionit të BE-së për sundimin e ligjit, EULEX, zotëri Bernd Borchardt, e përgëzoi presidenten Jahjaga dhe të gjitha institucionet përgjegjëse, për organizimin e zgjedhjeve të mira dhe demokratike. Ai tha se misioni I EULEX-it ka bashkëpunuar me të gjitha institucionet përgjegjëse për sigurinë e zgjedhjeve dhe ka ndihmuar që procesi të jetë i qetë. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.