presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga vizitoi familjen Maksimoviq në Graçanicë

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga vizitoi sot familjen e Milos Maksimoviqit në Graçanicë.

Ajo e uroi kryefamiljarin dhe familjen e tij me rastin e festës së Krishtlindjeve ortodokse, duke ju dëshiruar shëndet, fat dhe lumturi.
 
Presidentja Jahjaga uroi që Krishtlindjet si dhe viti që është para nesh të na sjellin forcë, këmbëngulje dhe vendosmëri për përmbushjen e qëllimeve tona të përcaktuara dhe që, në frymën e respektit dhe të tolerancës, t’i ndihmojmë të gjithë ata që kanë nevojë për ndihmë.
 
Në fund, ajo uroi që të punojmë së bashku për mirëqenien e të gjithë qytetarëve, duke ecur përpara me hapa të përbashkët drejt një Kosove më të mirë dhe proevropiane.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.