Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga uroi të gjithë besimtarët myslimanë, me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit.
Në urimin e Presidentes Jahjaga thuhet:Me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, uroj të gjithë besimtarët muslimanë.Muaji i Ramazanit është muaj që kultivon paqen, dashurinë e respektin, është muaj i lutjeve dhe i reflektimit, muaj i solidaritetit dhe zemërgjerësisë midis njerëzve në gjithë globin.Ju uroj nga zemra, ju dëshiroj agjërim të lehtë e të mbarë, lumturi e begati në familjet tuaja.