DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga uroi Presidentin Nishani

Presidentja e Republikës se Kosovës zonja Atifete Jahjaga, e ka uruar presidentin e Republikës së Shqipërisë zotëri Bujar Nishani për marrjen e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian

Në një bisedë telefonike, presidentja Jahjaga theksoi se marrja e statusit kandidat është një mirënjohje për përkushtimin e qytetarëve të Shqipërisë për rrugën evropiane dhe ndërtimin e një shteti të qëndrueshëm e të përparuar.

Presidentja Jahjaga tha se rruga evropiane e të gjitha vendeve të rajonit të Ballkanit është e pakthyeshme dhe alternativa e vetme.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, zotëri Bujar Nishani, e falënderoi presidenten për urimet dhe theksoi se perspektiva evropiane është e hapur për të gjitha vendet e rajonit përfshirë edhe Kosovën. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.