Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga u nis sot për vizitë zyrtare treditore në Bruksel.
Gjatë kësaj vizite, zonja Jahjaga do të takohet me znj. Catherine Ashton, përfaqësuese e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, z.Stefan Fule, Komisionar i BE për Zgjerim dhe Politika të Fqinjësisë, z.Herman Van Rompuy, President i Këshillit Evropian, z.Jerzy Buzek, President i Parlamentit Evropian, z.Anders Fogh Rasmussen, Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s, si dhe do të zhvillojë një takim me Komisionin për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian dhe përfaqësuesit e Delegacionit për Evropën Juglindore.