DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga u takua me z. Soren Jessen Petersen

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim ish-Përfaqësuesin e Posaçëm të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për Kosovën, zotëri Soren Jessen Petersen.

Presidentja Jahjaga dhe zotëri Jessen Petersen biseduan për zhvillimet aktuale në Kosovë, ndërtimin e shtetit të së drejtës, konsolidimin ndërkombëtar të vendit dhe për proceset demokratike nëpër të cilat po kalon vendi, me theks të posaçëm në zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme të 8 qershorit.

Presidentja Jahjaga theksoi se Kosova ka treguar pjekuri politike me organizimin e zgjedhjeve komunale vitin e kaluar dhe vlerësoi se edhe zgjedhjet e  parakohshme të përgjithshme duhet të mbajnë të njëjtin standard demokratik si zgjedhje të drejta, të lira dhe të ndershme. 

Presidentja Jahjaga dhe zotëri Soren Jessen Petersen biseduan edhe për procesin e integrimeve euro-atlantike për vendin.
 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.