presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga u takua me Presidentin e Maqedonisë, Ivanov

Varshavë, 28 maj 2011 – Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga u takua sot me Presidentin e Republikës së Maqedonisë, Gjorgji Ivanov.

Të dy bashkëbiseduesit theksuan bashkëpunimin shumë të mirë mes të dy vendeve, bashkëpunim ky i shtrirë në të gjitha fushat dhe që po vjen zgjerim të vazhdueshëm. Presidentja Jahjaga shtroi nevojën e intensifikimit të këtij bashkëpunimi ndërshtetëror në të gjitha fushat, si dhe bashkëpunimin dhe pjesëmarrjen në iniciativat rajonale. Presidentja Jahjaga dhe Presidenti Ivanov konfirmuan qëndrimin për ecjen e pandalshme të rajonit drejt integrimeve evropiane, si dhe qëndrimin për paprekshmërinë e kufijve aktualë të shteteve të Ballkanit. Ata gjithashtu diskutuan për bashkëpunimin në fushën e ekonomisë, që është mjaft i intensifikuar, si dhe shtruan nevojën e investimeve dhe bashkëpunimit në projekte të përbashkëta, sidomos në energjetikë.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.