presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga u takua me komisionerin për Zgjerim të Bashkimit Evropian Stefan Fyle

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga e shoqëruar nga ambasadori i Republikës së Kosovës zotëri Ilir Dugolli dhe stafi i saj, pati një darkë pune në Bruksel me komisionerin për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Stefan Fyle, i shoqëruar nga përfaqësuesi i posaçëm i BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar dhe zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Drejtoratit për Zgjerim të Komisionit Evropian, zotëri Joost Korte si dhe Drejtori për Ballkan Pierre Mirel.

Në këtë takim u bisedua për të gjitha aspektet e rrugës së integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian, me vështrim të veçantë në plotësimin e kushteve të nevojshme për studimin e fizibilitetit.Është biseduar për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel dhe për zbatimin e këtyre marrëveshjeve, për integrimin e komuniteteve dhe për vazhdimin e misionit ndërkombëtarë pas përfundimit të fazës së mbikëqyrjes së pavarësisë. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.