presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga u nis për vizitë zyrtare në Bruksel

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga u nis për vizitë zyrtare në Bruksel.

Gjatë kësaj vizite dyditore Presidentja e Kosovës do të ketë takim me presidentin e Këshillit Evropian Herman Van Rompuy, me presidentin e Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso, me Komisionerin për Zgjerim të Bashkimit Evropian Stefan Fyle si dhe me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Anders Fogh Rasmussen.Në kuadër të vizitës në Bruksel, Presidentja Jahjaga do të bisedojë me zyrtarë të lartë evropian për agjendën dhe perspektivën evropiane të Republikës së Kosovës, për përmbushjen e kushteve për liberalizim të vizave si dhe për studimin e fizibilitetit për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit.Presidentja Jahjaga do të bisedojë për mandatin e  misioneve ndërkombëtare pas përfundimit të mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës dhe për integrimin e plotë të komuniteteve si dhe për shtrirjen e sundimit të rendit dhe ligjit në gjithë territorin e Kosovës.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.