presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga takoi Simon Kuzhninin

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti në një takim veprimtarin Simon Kuzhnini, kryetar i Lidhjes Shqiptare në Botë.

Z.Kuzhnini e njoftoi Presidenten Jahjaga për aktivitetin dhe platformën e organizatës, që tubon njerëzit e të gjitha profileve. Ai foli për aksionin e pajtimit të gjaqeve, në mënyrë që të çrrënjoset kjo dukuri ndër shqiptarë dhe që 100 vjetori i pavarësisë t’i gjejë shqiptarët me besëlidhje dhe që plaga e gjakmarrjes të zhduket një herë e përgjithmonë. Presidentja Jahjaga e përgëzoi z. Kuzhnini për punën dhe aktivitetin e tij për shumë dekada në promovimin e çështjes shqiptare në botë, në ndihmën dhe përkrahjen ekonomike, si dhe në vizionin që shqiptarët kudo që janë të jenë të lirë dhe të dinjitetshëm dhe të bashkëpunojnë e të ndihmojnë njëri-tjetrin. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.