Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti në një takim një delegacion nga Komiteti i Grave të verbra të Kosovës, udhëhequr nga zonja Bajramshahe Jetullahu.
Zonja Jetullahu e njoftoi Presidenten Jahjaga për aktivitetet e shumta të Komitetit dhe tha se synim i këtij Komiteti është arsimimi i grave të verbra. Ato kërkuan nga Presidentja që të jenë më të përkrahura nga institucionet e vendit dhe kërkuan qe t’u ofrohet më shumë ndihmë materiale në mënyrë që të mund të realizojnë projektet e tyre.Presidentja Jahjaga u ofroi mbështetjen dhe përkrahjen e saj.