presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga takoi Ministrin e Jashtëm të Armenisë

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga takoi Ministrin e jashtëm të Armenisë, zotëri Eduard Nalbandyan me të cilin diskutuan për konsolidimin ndërkombëtar të Kosovës dhe proceset e tjera nëpër të cilat po kalon vendi, në përpjekje për të forcuar subjektivitetin shtetëror.

Presidentja Jahjaga e njoftoi Ministrin Nalbandyan me përparimin që e ka shënuar Republika e Kosovës në procesin e njohjes së pavarësisë së saj, duke e sjellur në 107 numrin e përgjithshëm të njohjeve nga shtete të ndryshme të botës. Presidentja Jahjaga theksoi se njohja e shtetësisë së Kosovës është edhe njohje e vizionit të qytetarëve të saj për të ndërtuar një shtet faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon dhe më gjerë, duke e inkurajuar Armeninë që të ndërmarrë një hap të tillë.

Presidentja Jahjaga nënvizoi synimin e Republikës së Kosovës për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian dhe në NATO si kontribuuese e sigurisë kolektive dhe bashkëpunimit ekonomik e politik në Kosovë, dhe si anëtare e barabartë në të gjithë mekanizmat dhe organizatat ndërkombëtare.

Ministri Nalbandyan vlerësoi të arriturat e Kosovës, në veçanti në procesin e dialogut ndërshtetëror për normalizimin e marrëdhënieve me Republikën e Serbisë, dhe shprehu gatishmërinë e qeverisë armene për të punuar me institucionet e Republikës së Kosovës për të avancuar proceset e saj integruese.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.