presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Atifete Jahjaga takoi Ambasadoren amerikane për çështje të grave, Catherine Russell

Presidentja e Kosovës, zonja Atifete Jahjaga takoi sot Ambasadoren amerikane për çështje të grave, zonjën Catherine Russell, me të cilën diskutuan për iniciativat për fuqizimin e gruas në Kosovë.

Presidentja Jahjaga theksoi se, si shtet i ri, Kosova ka ndërmarrë një qasje proaktive në rritjen e pjesëmarrjes së gruas në jetën publike dhe vendimmarrje, përfshirë përfaqësimin e saj në Kuvendin e Kosovës, në nivelin qendror dhe lokal. Presidentja Jahjaga e njoftoi Ambasadoren Russell për përpjekjet institucionale në Kosovë për ta ndihmuar riintegrimin dhe rehabilitimin e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës, duke theksuar në veçanti punën e Këshillit për të Mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës, si një mekanizëm koordinues me objektiva të qarta, që ka për qëllim njohjen e statusit ligjor të kësaj kategorie dhe qasjen e saj në shërbime dhe fuqizim ekonomik të grave të prekura nga kjo formë e torturës.Presidentja Jahjaga kërkoi nga Ambasadorja Russell përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të ndërkombëtarizuar vuajtjet e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës, përfshirjen e Kosovës në të gjitha nismat globale rreth kësaj çështjeje dhe nënvizoi nevojën për të kërkuar drejtësi që do t’iu ndihmonte viktimave për të gjetur qetësinë e tyre dhe riintegrimin e destigmatizimin e tyre në shoqëri.Ambasadorja Russell përshëndeti përparimin që e ka shënuar Kosova për barazinë gjinore dhe tregoi gatishmërinë e saj për ta ndihmuar Kosovën në proceset e mëtejshme.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.