Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga takoi sot Kryeministrin zotëri Isa Mustafa dhe Zv/Kryeministrin zotëri Hashim Thaçi me të cilët diskutoi rreth hapave për votimin e amandamenteve kushtetueses për Gjykatën Speciale, në seancën e nesërme të Kuvendit të Kosovës.
Presidentja Jahjaga theksoi rëndësinë e përmbushjes së obligimeve ndërkombëtare që ka marrë shteti i Kosovës përmes votimit në Kuvendin e Kosovës. Kryeministri Mustafa dhe Zv/Kryeministri Thaçi theksuan pritjet e tyre për votimin e amandamenteve dhe procedimit të ligjit i cili rregullon çështjen e Gjykatës Speciale.