Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga u prit sot në takim nga Presidenti i Republikës së Kroacisë, Ivo Josipoviq, me ftesë të të cilit po qëndron në vizitë zyrtare në Kroaci.
Presidentja Jahjaga, në vizitën zyrtare në Kroaci është e shoqëruar nga zëvendëskryeministri Hajredin Kuqi, ministrja e integrimeve evropiane Vlora Citaku dhe ministri i zhvillimit ekonomik, Besim Beqaj.