DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga revokon “Medaljen Presidenciale të Meritave” për sportistin Aziz Salihu

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, ka vendosur që të revokojë dekoratën “Medalja Presidenciale e Meritave” dhënë sportistit Aziz Salihu, bazuar në nenin 14, paragrafi 1 dhe 4 i Ligjit për Dhënien e Dekoratave nga Presidenti i Republikës së Kosovës në të cilin thuhet: “Të dekoruarit mund t’i revokohet Dekorata nëse vepron në kundërshtim me rendin publik, moralin dhe kryen vepra të tjera që e bëjnë të padenjë për bartjen e Dekoratës”. (Neni 14, paragrafi 1- Ligjit për Dhënien e Dekoratave)

Me dekoratë vlerësohet veprimtaria, aktiviteti dhe puna e dalluar e një qytetari, organizate dhe institucioni për meritat në fusha të caktuara dhe Presidentja me këtë motivacion edhe e ka dekoruar zotëri Aziz Salihun. Akti i shqyerjes së Dekoratës e bën të padenjë bartësin e saj për mbajtjen e së njëjtës. Dekorata nuk ka ndonjë shpërblim financiar apo ndonjë favor tjetër material dhe nuk mund të konsiderohet si mjet për të kërkuar përfitime materiale apo favore të tjera.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.