presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga priti zonjën Jane Armitage

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim koordinatoren rajonale për Evropën Juglindore të Bankës Botërore, Jane Armitage, dhe menaxherin e Zyrës në Kosovë të Bankës Botërore, zotëri Jan Peter Olters.

Presidentja Jahjaga e vlerësoi ndihmën që Banka Botërore i ka dhënë dhe vazhdon t’i jap Kosovës, si një institucion ndërkombëtar dhe partner i rëndësishëm.

Ajo tha se ndihma e Bankës Botërore për Kosovën ka qenë shumë e dobishme për sektorët e ndryshëm të ekonomisë dhe për ndërtimin e kapaciteteve vendore si dhe në përmirësimin e mjedisit të biznesit. Ajo tha se anëtarësimi i Republikës së Kosovës në Bankën Botërore dhe në Fondin Monetar Ndërkombëtar ka ndihmuar në njohjen ndërkombëtare të vendit dhe i  ka hapur Kosovës rrugën për anëtarësim në organizatat e tjera rajonale dhe ato ndërkombëtare.

Përfaqësuesja e Bankës Botërore, zonja Jane Armitage, theksoi se Banka Botërore do të vazhdojë ndihmën për Kosovën në fusha të ndryshme e posaçërisht në atë të bujqësisë, arsimit por edhe të energjetikës përmes programeve të saj.

Ajo tha se Banka Botërore do të jetë e pranishme përmes programeve të ndryshme në Kosovë por edhe në rajon për të ndihmuar përballjen me sfidat e natyrave të ndryshme.

This site is registered on wpml.org as a development site.