Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot në takim z. Harri Salmi, ambasador i Finlandës në Sofje, jorezident për Kosovën.
Me këtë rast, ambasadori Salmi dorëzoi letrat kredenciale. Në takim, Presidentja Jahjaga i dëshiroi punë të suksesshme ambasadorit Salmi dhe falënderoi shtetin e Finlandës për përkrahjen e dhënë për Republikën e Kosovës. Ajo tha se Kosova dhe Finlanda kanë marrëdhënie shumë të mira, të cilat, edhe me angazhimin e ambasadorit Salmi, do të zgjerohen dhe do të intensifikohen në shumë fusha. Ambasadori Harri Salmi theksoi angazhimin dhe përkushtimin e tij dhe të qeverisë së Finlandës për përkrahjen e vazhdueshme të shtetit të Kosovës në të gjitha proceset e rëndësishme që po kalon vendi ynë.