Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti shefin e misionit të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK), Jan Nichols Schutt, dhe zëvendësshefin e misionit, Agim Gashi.
Përfaqësuesit e KNKK-së e uruan presidenten Jahjaga për zgjedhjen në krye të vendit dhe i ofruan asaj mbështetjen e plotë. Përfaqësuesit e KNKK-së thanë se misioni është i angazhuar në veçanti në zgjidhjen e problemit të të pagjeturve në Kosovë dhe e vlerësuan angazhimin e Presidentes rreth kësaj çështjeje. Presidentja Jahjaga falënderoi misionin e KNKK-së për punën e deritashme për çështjen e të pagjeturve dhe ritheksoi përcaktimin e saj për të punuar në zbardhjen e fatit të të gjithë personave të pagjetur në Kosovë.