presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga priti përfaqësuesit e kompanisë angleze “Technitex Group”

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti në takim përfaqësuesit e kompanisë angleze “Technitex Group”, udhëheqësin e kësaj kompanie, Sr. Paul Broadhurst dhe zëvendëspresidentin Francois Giraud-Sauveur.

Presidentja Jahjaga shprehu përkushtimin e Kosovës për të punuar me komunitetin e biznesit për të krijuar një ambient tërheqës dhe të sigurt për investitorët e huaj.Presidentja Jahjaga tha se Kosova po tregon vendosmëri në të gjitha nivelet për të promovuar dhe përkrahur rritjen e sektorit privat, që mundëson zhvillimin ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës.Udhëheqësi i kësaj kompanie, z.Broadhurst  e informoi Presidenten Jahjaga për aktivitetet e kompanisë, që ka një rrjet të shitjes në 55 shtete të ndryshme të botës, e specializuar në sigurimin e produkteve të kabllove të rrjetit broadband. Në Kosovë kjo kompani ka hapur filialin e saj, që bashkërendon procesin e shitjes në më shumë se 12 vende të Evropës Juglindore.Z. Broadhurst tha se kjo kompani është duke vlerësuar opsionet që të bart një pjesë të prodhimit për Evropën Juglindore në Kosovë. Ai tha se kompania e tij ka pasur një bashkëpunim shumë të mirë me institucionet në Kosovë.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.