presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga priti Përfaqësuesin Special të Asamblesë Parlamentare të OSBE-sëpër Evropën Juglindore, Roberto Batelli

Presidentja e Republikës së Kosovës zonja AtifeteJahjaga priti sot në takim Përfaqësuesin Special të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së për Evropën Juglindore z. RobertoBatelli, i cili ishte i shoqëruar nga ambasadori AndreasNothel dhe shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadori Jean-ClaudeSchlumberge.

Presidentja Jahjaga dhe zotëri Batelli biseduan për zhvillimet aktuale në Kosovë, prioritetet e institucioneve të vendit në fushën e sundimit të ligjit dhe rendit, luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit si dhe ndërtimin e shoqërisë gjithëpërfshirëse. Presidentja Jahjaga tha se Republika e  Kosovës që prej pavarësimit të saj ka luajtur një rol të rëndësishëm si faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon dhe një promovuese e fqinjësisë së mirë, të cilën e ka dëshmuar edhe me angazhimin në procesin e dialogut me Republikën e Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve. Ajo tha se marrëveshjet që janë arritur duhet të zbatohen në tërësi dhe se rruga evropiane e Serbisë duhet të kushtëzohet me zbatimin e tyre.
 
Presidentja Jahajga e vlerësoi rolin që ka luajtur OSBE-ja në të gjitha proceset neper të cilat ka kaluar Kosova prej pasluftës e deri më sot. Ajo theksoi se suksesi i Kosovës është sukses i përbashkët i angazhimit dhe përkushtimit të institucioneve vendore dhe atyre ndërkombëtare. Ajo tha se Kosova po bën përpjekje për t’u bërë anëtare e të gjitha organizatave ndërkombëtare, përfshirë edhe OSBE-në. 
 
Përfaqësuesi special i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së për Evropën Juglindore z. RobertoBatelli vlerësoi të arriturat në Kosovë dhe e përgëzoi Presidenten Jahjaga për qasjen proaktive dhe përkushtimin që ka treguar në respektimin dhe avancimin e të drejtave të njeriut dhe të të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë.  Ai e njoftoi Presidenten Jahjaga për angazhimet që po bëhen  për anëtarësimin e Kosovës në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: SR

This site is registered on wpml.org as a development site.