presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga priti një grup të fëmijëve të kopshtit nga fshati SOS – Kinderdorf

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot një grup të fëmijëve të kopshtit nga fshati SOS – Kinderdorf të shoqëruar nga edukatoret e tyre, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve.

Në pritjen e ngrohtë për fëmijët, Presidentja Jahjaga tha se “sot fëmijët në mbarë botën festojnë ditën e tyre dhe ata duhet që t’i realizojnë dëshirat e  tyre, të jenë të lumtur e të gëzuar bashkë me moshatarët e tyre, me prindërit dhe familjet”. Presidentja Jahjaga tha se: “kjo ditë na kujton neve të rriturve se duhet të shtojmë kujdesin për ju që jeni pasuria më e madhe e vendit. Të krijojmë të gjitha kushtet që ju të rriteni të lirë dhe të përgatiteni që në të ardhmen të udhëheqni me vendin tuaj”.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.