DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga priti drejtorin politik të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Dr. Hans-Dieter Lucas

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, priti sot në takim drejtorin politik të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Dr. Hans-Dieter Lucas

Presidentja Jahjaga theksoi rolin shumë të rëndësishëm që  ka Gjermania dhe përkrahjen për konsolidimin e shtetit të Kosovës dhe integrimin në familjen evropiane. Presidentja Jahjaga theksoi se integrimi  i Republikës së Kosovës në BE nuk ka alternativë dhe tha se pret që një të ardhme të afërt pavarësia e Kosovës të njihet edhe nga 5 vendet anëtare të BE-së që ende nuk e  kanë bërë këtë.Ajo përshëndeti vendimin e Bashkimit Evropian që Kosovës edhe zyrtarisht t’i ofrohet udhërrëfyesi për liberalizim të vizave.Presidentja Jahjaga kërkoi nga zotëri Lukas që diplomacia gjermane të vazhdojë  trysninë ndaj Republikës së Serbisë me qëllim të zbatimit të marrëveshjeve të arritura në dialogun e lehtësuar dhe ndërmjetësuar nga BE-ja, si dhe për shpërbërjen e strukturave ilegale serbe që veprojnë në tri komunat në veri të vendit. Drejtori Politik  i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Dr. Hans-Dieter Lucas rikonfirmoi mbështetjen  dhe përkushtimin e Qeverisë Gjermane për konsolidimin e shtetësisë së Kosovës dhe integrimin  e saj në BE. Ai  e siguroi presidenten Jahjaga se Gjermania do të angazhohet që Kosova në procesin e  integrimit në BE të ecë krahas vendeve të rajonit.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.