presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga priti një grup grash nga Bursa e Turqisë

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot një grup grash, nga Komuna e Bursës, Republika e Turqisë, të cilat po e vizitojnë Kosovën me ftesë të Departamentit të Gruas të Bashkësisë Islame të Kosovës.

Udhëheqësi i grupit i përcolli përshëndetjet më të ngrohta të Kryetarit të Komunës së Bursës si dhe njoftoi Presidenten se numri më i madh i këtyre grave kishin prejardhje nga Kosova. Për shumicën prej tyre kjo ishte vizita e tyre e parë në vendlindje, dhe ato po takoheshin me anëtarë të tyre të familjeve pas 100 viteve. Po ashtu në mesin e tyre kishte gra të suksesshme, të cilat udhëheqin me ndërmarrjet e tyre.

Presidentja Jahjaga vlerësoi kontributin e dhënë të shqiptarëve për ndërtimin e urave të miqësisë midis dy shteteve, dhe tha se ata sot janë pjesë e respektuar e shtetit turk. Ajo përgëzoi suksesin e grave shqiptare në Bursë dhe tha se avancimi i gruas është investimi më i mirë i një familje, i një shoqërie dhe i një shteti.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.