presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga priti një delegacion të Komitetit Olimpik të Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim një delegacion të Komitetit Olimpik të Kosovës, të udhëhequr nga kryetari i Komitetit, zotëri Besim Hasani.

Presidentja Jahjaga e përgëzoi Komitetin Olimpik të Kosovës për punën dhe angazhim e madh në anëtarësimin në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar duke e vlerësuar këtë si një hap shumë të rëndësishëm për ndërkombëtarizimin e sportit të Kosovës në përgjithësi. Ajo tha se me anëtarësimin në KON sportistëve nga Kosova po ju hapet një derë e madhe për prezantimin e vlerave të tyre dhe për përfaqësimin e sportit të Kosovës në arenën ndërkombëtare. Ajo tha se institucionet e Kosovës do të vazhdojnë që t’i japin një mbështetje të madhe sportistëve nga Kosova dhe përfaqësimit të vendit në skenën ndërkombëtare.Kryetari i KOK, zotëri Besim Hasani, e çmoi lart angazhimin dhe rolin e presidentes në mbështetjen e ndërkombëtarizimit të sportit të Kosovës dhe posaçërisht për mbështetjen e fuqishme për anëtarësimin e Kosovës në KON. Ai tha se anëtarësimi i Kosovës në KON hap perspektivën për sportin e Kosovës në skenën ndërkombëtare dhe përfaqësimin e saj në fusha të ndryshme të sportit në botë. Zotëri Hasani e njoftoi Presidenten për angazhimet që po bëhen për përfaqësimin e sportit të Kosovës.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: SR

This site is registered on wpml.org as a development site.