presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga priti një delegacion të Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit të Madh të Turqisë

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim një delegacion të Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit të Madh të Turqisë, që kryesohej nga zotëri Volkan Bozkir.

Presidentja Jahjaga vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira midis Kosovës dhe Turqisë në të gjitha fushat dhe theksoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit. Ajo tha se Kosova është shtet i ndërtuar mbi parimin qytetar dhe theksoi se komuniteti turk në Kosovë është i integruar në shoqëri dhe gëzon të drejtat e tij.  Presidentja Jahjaga dhe delegacioni i Parlamentit të Turqisë biseduan për forcimin e shtetësisë së Republikës së Kosovës, për rolin e Turqisë në konsolidimin ndërkombëtar të Kosovës dhe anëtarësimin e saj në nismat dhe organizatat rajonale dhe ato ndërkombëtare Presidentja Jahjaga, theksoi se Republika e Kosovës dhe Republika e Turqisë kanë interesin e përbashkët të integrimit në BE dhe ato mund të shkëmbejnë përvojat e tyre në proceset integruese.Kryetari i komitetit për Punë të jashtme, në Parlamentin e Madh të Turqisë z. Volkan Bozkir e siguroi presidenten Jahjaga se institucionet e Turqisë, do të vazhdojnë ta mbështesin Kosovën e në veçanti në lobimin për njohje të reja ndërkombëtare. Ai tha se është më rëndësi fuqizimi i bashkëpunimit në të gjitha fushat.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.