Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot një delegacion të diplomatëve të rinj nga Suedia
Presidentja Jahjaga i njoftoi diplomatët e rinj me zhvillimet e përgjithshme në vendin tonë. Ajo tha se e ardhmja e Kosovës por edhe e gjithë Ballkanit Perëndimor është integrimi në Bashkimin Evropian dhe për të arritur këtë synim duhet të ndërtohen raporte të mira me të gjithë fqinjët.Presidentja Jahjaga iu përgjigj interesimit të diplomatëve të rinj suedezë për marrëveshjen e arritur me Republikën e Serbisë. Ajo tha se kjo marrëveshje do të kontribuojë për paqe dhe stabilitet jo vetëm në rajon por edhe më gjerë si dhe do të ndihmojë procesin e integrimit në BE.